Një lajm dje në orët e mbrëmjes tronditi trojet drenicase, shkruan portali Rajoni.org.
Në magjistralen Drenas-Skënderaj, në një aksident humbi jetën një i ri 19-vjeçar nga fshati Likoshan i Drenasit.
Drejtori i komunës së Drenasit (edhe i afërm i të ndjerit) Naim Gjeli ka bërë publike fotografinë e të ndjerit Andrit Gjelit në rrjetet sociale me qëllim kumtimin e lajmit mortor.
Për varrimin e të ndjerit familja njofton me kohë.
Postimi i plotë nga Naim Gjeli: