Ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt dhe ish-anëtari i PDK-së, Agron Kajtazi, edhe vetë ka konfirmuar se është anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shkruan rajoni.org.
Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Kajtazi thotë se që nga viti 2017, pas lirimit nga burgu të kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut, ai ishte lënë jashtë partisë dhe se “të gjitha dyert i kishte të mbyllura”.
Sipas tij, ai është larguar nga lista zgjedhore me vendim të kryesisë dhe kryetarit të degës, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi të hapur dhe të qëllimshme.
Ai ka akuzuar drejtuesit e PDK-së në Skenderaj se qytetarëve u marrin votën “bllanko”, pa u dhënë asnjë përkrahje, respekt apo përfaqësim real.
Në postimin e tij, Kajtaci e cilëson qeverisjen në Skenderaj si të padrejtë dhe diskriminuese, duke thënë se Runiku me 12 fshatrat përreth, që sipas tij është bashkësia më e madhe në komunë, është lënë për 27 vite pa përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Ai akuzon se kjo ndodh për shkak të një “klani” brenda PDK-së, i cili sipas tij vendos listat dhe i largon qëllimisht njerëzit me vlera vetëm për interesa të ngushta.
Postimi:
Qe nga viti 2017, pas lirimit nga burgu te kryetarit të degës së PDK-së, në Skenderaj.
Unë i kam pasur të gjitha dyert e PDK-së të mbyllura.
Në atë kohë, isha i nominuar nga nendega e PDK-së në fshatin Kllodernicë, nga të 3 seksionet e saja, por qe u largova nga lista, nga kryesia dhe kryetati i PDK-së, prandej, duke mos pranuar këtë padrejtësi, në vitin 2017, ju bashkangjita AKR-së, në atë kohë ku bërëm sensacion , bashk me koordinatorin e Akr-së, komandantin tim, Musa Dervishaj dhe fituam 10.2 % në Skenderaj.
Zërëm 3 ulëse në asmablenë komunale të Skenderajt dhe japem maksimumin në sherbim të qytetetareve skenderajas.
Sherbeva 4 vite ne asamblenë komunale, me nder e dinjitet, pa asnjë kompromitim, akuzë apo keqperdorim.
Por qe prap vazhdoj avaria diskriminuese dhe denigruese ndaj personalitetit tim.
Vertetë unë isha votues dhe mbeshtetës i PDK-së, ngase e ndjeja si obligim , dhënjën e përkrahjes time për PDK-në, nga fakti se isha në PDK, qe nga themelimi i saji.
Dhe tabi boll është boll.!
Duke i mbyll të gjitha rrugët, për hapsirën time të merituar, ne plasimin e interesave të mia dhe të politikbërjës, duke e marr voten time “Bllanko” pa asnjë privilegj, pa asnjë të mirë, as për nder dhe as për respekt.
Unë marr këtë vendim.
Sepse nuk pranoj të diskreditohem nga askush.
Sepse unë dhe të gjithë qytetarët e bashkësisë lokale të Runikut, qe është bashkësia më e madhe në komunën e Skenderajt, i dijm mirë padrejtësit e vazhdueshme të qeverisjes nga Skenderaj, i njohim mirë, politikat diskriminuese dhe diskredituese të njerzve më vlera të larta, kombetare dhe qytetare, qe i ka “djegë” në lista zgjedhore, veç sa me ua marr votën qytetareve dhe jashta rrethit Runikas , nuk i ka dhënë asnjë mbeshtetje, sepse mbeshtetja ka qen, vetëm për ata/ato të cilët/atë, kan qen, mbrenda “Klanit” mbrenda PDK-së.
27 vite pas luftes, bashksia më e madhe e qytetit të Skenderajt, Runiku me 12 fshatra perërreth, mbetet pa përfaqesues në parlament të RepublikëssëKosovës, pikërisht nga ky qellim “klanor” dhe i individeve të këtij klani.
Me e marr votën “Bllanko” , duke shfrytezu autoritetin e njerve më të mirë të mjedisit tonë dhe duke mos ju dhën dorë-ndihmem për në Parlament, veq një “Gisht” të mesit.
Prandej Runiku dhe bashksia jonë lokale, mbetet ashtu siq është, për 27 vjet, vetëm si “votues” dhe kurr asnjëherë, madje në trajtimin e tyre krahasues edhe me një qytet të Serbis ( kralevë).
Pra një mdjedis qe ka kulturë të lartë, ka vlera njerëzore dhe të tjera, për mijëra vjet e qe nga Mesjeta.
P.s.
Unë nuk nënshtrohem, nuk pajtohem me të keqën dhe shperthej, ashtu si dje kur kishim një armik dhe si fëmijë, mora pushkën e dola Malit.
Ashtu edhe sot edhe neser dhe përgjithmonë.
Jam falenderues dhe mirënjohës, për mundesin dhe hapsiren qe ma dha, Aleanca për Ardhmerin e Kosovës, AAK.
Do ti jap krah kesaj partie dhe Gjeneraleve Haradiaj.
Do të jem zë i se drejtës dhe të vertetës.
Të nevojave të bashkëqytetareve të mi, bashk-kombaseve të mi dhe bashkatdhetareve, gjithandej botës, kah do qe jan.
Unë sot, nuk po aderoj, sepse ne zgjedhjet e fundit lokale, garoja si i pavarur.
Sot po anëtarsohem në AAK, për të mirën e bashksis time, për të mirën e qytetarëve Kosovar dhe nevojave imediate , për jetë më të mirë, në shtetin tonë.
Me respekt.