E shtunë, 27 Korrik, 2024

“E ka kërcënuar se do ta vrasë”, Ish-Miss Kosova denoncon ish-bashkëshortin në Polici

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, e ka denoncuar dje ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh në Policinë e Kosovës.

Latifi ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Sinajli raporton se i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Atilla Kardesh’it iu është caktuar masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se ish-çifti Drenusha dhe Atilla i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e shkuar pas 10 vitesh martesë. Nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë të përbashkët, një vajzë dhe një djalë.

Ndryshe, ajo i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka vazhduar jetën e saj në Malmo të Suedisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer