E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Edhe FBI-ja përfshihet në hetimet kundër grupit famëkeq ‘AlbKings’

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në ShBA po i ofron ndihmë Policisë së Kosovës në hetimet ndaj grupit famëkeq ‘AlbKings’.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Agron Nezaj tha sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Nezaj tha se hetimet ndaj grupit kanë nisur në vitin 2023.

“Sa i përket rastit AlbKings, drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informacionet e para i ka pasur në vitin 2023 dhe menjëherë kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit ku kemi filluar hetime në drejtim të tri veprave penale: Materiale me përmbajtje dhe shfrytëzim të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, vjedhje e identitetit dhe kredencialeve e shantazh. E keni parë edhe në publik që ky grup poston përmbajtje pornografike të dëmshme”, tha Nezaj.

Ai tha se në hetime është e përfshirë edhe FBI-ja, ndërsa tregoi se faqet janë të hapura në Rusi dhe të regjistruara në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Deri më tani kemi arritur të arrestojmë katër persona. Jemi në vazhdën e hetimeve për të gjtiha këto raste. Kemi bashkëpunim edhe ndërkombëtar, sidomos bashkëpunim kemi me FBI. Kemi sfida të ndryshme për shkak se faqet, kemi arritur t’i mbyllim, por janë hapur prapë. Kemi informacione që faqet janë të hapura në Rusi, me vendndodhje në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Nezaj.

“Është mjaft sfiduese, por ne jemi duke e bërë të pamundshëm duke pasur parasysh trajnimet që kanë kryer kjo njësi por edhe për shkak të përkrahjes ndërkombëtare që kemi në këtë çështje”, u shpreh ai.

Njëri nga administratorët e grupit ‘AlbKings’ është arrestuar në prill të këtij viti dhe me vendim të Gjykatës po mbahet në paraburgim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer