E enjte, 25 Korrik, 2024

Editorial/ A nisi lufta mes pushtetit dhe opozites në Skenderaj!?

Mos pjesëmarrja e djeshme e përfaqësuesve të pozitës në asamblenë komunale të Skenderajt, ku është dashur të flitej për disa akuza për keqpërdorime të mundshme me rastin e subvencioneve në bujqësi, paraqet fitoren e një beteje të iniciuesve të kësaj seance të jashtëzakonshme, pra të opozitës.

Editorial: Rajoni.org

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se kjo e fundit mund ta fitojë edhe luftën. Për të ndodhur një gjë e tillë, opozita është dashur më herët të veprojë në këtë mënyrë: të thërrasë seanca të tilla, të bojkotojë seancat dhe të mos ia bëjë kuorumin pushtetit sa herë që i ka pas nevojë qe nga Komisionit për Politika Financiare (KPF) dhe komisioneve të tjera, ku gjithmonë opozita është ankuar se po diskriminohet.

Mungesa e pozitës në seancë të asamblesë komunale, siç ka ndodhur dje, është rasti i parë në historinë e pluralizmit në këtë komunë dhe kjo mund të jetë një shenjë pozitive për të mirën e demokracisë, sepse në një farë forme nuk ka të plotfuqishëm këtë.

Pozita, përndryshe PDK-ja, me këtë rast është duke u sjellur me mjaft komoditet dhe seancën e djeshme të bojkotuar as që e kanë marrë seriozisht. Bile në pyetjen tonë drejtuar një asamblisti të PDK-së për mungesën e djeshme, ai tha shkurt: “Kam punë më të mençura.”

Në anën tjetër, nëse shikohet afatgjatë, mungesa e djeshme mund t’i kthehet si bumerang, sepse në një farë forme po i bie që nëse ikën nga “mejdani i debatit” në asamble, aty diçka ka, dhe nëse aty për aty nuk i demanton ato akuza nxan vend ./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer