E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Edon Zhegrova në radarët e Juventus, bardhezinjtë nisin kontaktet e para me Lille

Gazetari italian, Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhagrova.

Bardhezinjtë janë duke kërkuar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League, kështu që po synojnë që të përforcojnë ekipin në mënyrë që të konkurrojnë në garën me prestigjioze për klube në Europë. Kështu që sipas Di Natale, “Zonja e Vjetër” është duke monitoruar nga afër situatën e Zhegrovës i cili po cilësohet si një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar klubit.

Zhegrova u bë pjesë e Lille në janar të 2022 pasi kompletoi transferimin nga Baseli. Dy vite pas transferimit të tij, ai tani llogaritet një ndër lojtarët kyc të ekipit francez.

Këtë sezon, Zhegrova ka kontribuar me 11 gola të shënuar dhe nëntë asistime në të gjitha ndeshjet, duke bërë që të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të mëdha, përfshirë këtu Juventusin.

Gazetari italian gjithashtu ka zbuluar se Juve tashmë ka hapur bisedimet me rrethin e lojtarëit, ndërsa duke marrë parasysh se kontrata e tij me Lille është e vlefshme deri në vitin 2026, vlera e kartonit të tij mendohet të jetë diku rreth 10-15 milionë euro.
Sidoqoftë, për të siguruar shërbimet e tij, Juventusi duhet të luftojë konkurrencën me Napolin, që gjithashtu thuhet se është i interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer