E hënë, 7 Tetor, 2024

EKSKLUZIVE: Motivi i vrasjes të “Kobra City” dyshohet se ishtë fatura prej 400€, Dibran Hoxha dyshohet se gjuajti me armë

Nata e tretë e festës për Vitin e Ri përfundoi tragjikisht mëngjesin e sotëm në Prizren. Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje. I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur. Por cili është motivi që çoi në vrasje?

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson Sinjali, pronari i lokalit Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dyshohet se ka gjuajtur me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Përveç Hoxhajt, Policia ka nisur intervistimin e disa personave të tjerë nën dyshimin se mund të jenë të përfshirë në rast.

Për rastin kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Shtetit, të cilët dolën me një njoftim në lidhje me vrasjen.

Po ashtu Sinjali mëson se po kryhen bastisje në disa lokacione për sigurimin e provave që do të zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Shtetit.

Ndërsa zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se Policia është duke u marrë me rastin.

“Kemi pranuar informatën rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në “Kobra City” në dalje të Prizrenit. Një person ka vdekur dhe një është plagosur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer