Saturday, June 6, 2026

EKSKLUZIVE: Pritet tërheqja e investitorëve gjermanë nga privatizimi i Drenicës

Burime të portalit Rajoni.org brenda kabintetit të Sami Lushtakut kanë bërë të ditur se dy investitorët gjermanë pritet të tërhiqen nga privatizimi dhe financimi i KF Drenica.

Deri më tani, Rajoni.org ka mësuar se, përveç pakënaqësive të investitorëve gjermanë me Komunën e Skenderajt, të njëjtat burime kanë treguar ekskluzivisht se marrëveshja është duke u hetuar edhe nga Prokuroria Speciale. Madje, të njejtat burime kanë treguar së ka edhe të intervistuar.

Sipas të njëjtave burime brenda Kabinetit të Sami Lushtakut, tërheqja e investitorëve pritet të zyrtarizohet pas zgjedhjeve nacionale.

Kujtojmë se KF Drenica ka pasur një sezon zhgënjyes këtë vit, shumë larg pritshmërive të tifozëve dhe objektivave të klubit. Përveç rezultateve të dobëta në fushë, klubi është përballur edhe me vështirësi financiare dhe borxhe, duke e rënduar edhe më tej situatën e përgjithshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer