E premte, 4 Tetor, 2024

Erërat e forta rrëzojnë shtyllën elektrike në këtë fshat të Skënderajt, banorët 24 orë pa rrymë

Erërat e forta gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Kosovës.

Mediet raportojnë se disa fshatra kanë nga dita e djeshme që kanë mbetur pa rrymë për shkak të dëmve në rrjetin energjetik.

Lexues të shumtë kanë raportuar në Indeksonline mbi vështirësitë që u janë shfaqur pikërisht për shkak të këtij problemi.

Mes të tjerash,n ë fshatin Rezallë, një shtyllë elektrike është dëmtuar, duke bërë ksëhtu që rreth 13 shtëpi të mbesin pa rrymë që nga mesdita e djeshme.

Një banor i këtij fshati ka treguar për Indeksonline se njësitet e terrenit të KEDS-it kanë shkyçur shtyllën, pasi e njëjta u rrëzua, por që nuk kanë sanuar dëmin dhe nuk kanë rikthyer furnizimin me energji elektrike.

“Duke pasur parasysh se jemi në sezonin dimëror, kushtet elementare për jetesë na janë vështirësuar. Furnizimin me ujë e kemi me rrymë, që nga dje jemi pa ujë, e që në vendbanimin tonë nuk kemi ujësjellës. Nuk funksionon as nxemja qendrore sepse pompa duhet të bëjë qarkullimin e ujit për nxemje” ka thënë ai për Indeksonline.

I njëjti deklaron se kanë telefonuar dhjetëra herë KEDS-in për të rregulluar këtë defekt, por që nuk i kanë hapur telefonin.

Pamje nga Rezalla:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer