E premte, 3 Maj, 2024

Fadil Nura deklaron pasurinë, kjo është pasuria e tij

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka një arë 70 ari, dhe dy banesa, njerën me sipërfaqe prej 115 metrash katrorë dhe tjetrën me 120 metra katrorë, të blerë në vitin 2018 dhe 2022

Nura si pasuri të luajtshme, e ka deklaruar një veturë mercedes me vlerë prej 11.700 euro .

Para të gatshme në emrin e tij, Nura i ka gjithësej vetëm 3 mijë e 864 euro e 88 cent.

Ai ka deklaruar se ka detyrime ndaj bankës 30 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 3 dhjetor të vitit 2025.

Kurse sa i përket të ardhurave, Nura ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 15 mijë e 40 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij të hyra vjetore, sipas deklarimit i merr gjithësej 11 mije e 510 euro.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer