E diel, 5 Maj, 2024

Familja Zejnullahu nga Skenderaji fal gjakun e kryefamiljarit që e zuri eskavatori në Qirez të Skënderajt

Familja Zejnullahu nga Llausha e Skenderajt sot fali gjakun e kryefamiljarit të tyre, tashmë të ndjerit Vesel Zejnullahut i cili humbi jetën dje tragjikisht në Qirez të Skenderajt.

 

Zejnullahu humbi jetën tragjikisht në moshën 65-vjeçare, si pasojë e plagëve të rënda që mori pasi u godit një ekskavator te gurthyesi “Erti Sh.P.K” në fshatin Qirez të Skenderajt.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa në pranga ka përfunduar Besmir Bucolli, 29-vjeçar, pasi teksa po drejtonte ekskavatorin, dyshohet se ka goditur tashmë të ndjerin, Vesel Zejnullahun.

I ndjeri është varrosur sot në varrezat në Llaushë të Skënderajt, gjersa familja ka falur gjakun gjatë ceremonisë së varrimit në prani të hoxhallarëve.

Në varrim morën pjesë edhe hoxhallarë të shumtë në mesin e të cilëve edhe hoxhallarët Asllan Fazliu, Jetish Berisha, Fatmir Latifaj, Ilir Vallqi e studenti i FSI, Kushtrim Isufi nga Mitrovica si dhe hoxha Osman Musliu nga Skënderaj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer