E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjakovarja kërkon ndihmën e Policisë, dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë të 15 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa. Ajo po iu shkakton më shumë ankth e pasiguri janë kur të dyshuarit po dalin të jenë personat që i lënë për përkujdesje dhe mirëmbajtjeve të banesave e shtëpive. Kështu i ka ndodhur një gruaje në Gjakovë, të cilës iu avulluan stoli të arit në vlerë të mijëra eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga pronarja e shtëpisë, e cila kërkoi ndihmë nga Policia, pasi nuk e gjeti asnjë stoli që i kishte fshehur në shtëpi, vlera e të cilave është 15 mijë euro.

Në deklaratën e saj të dhënë para herësve policorë, ajo e ka drejtuar gishtin kah pastruesja që e kishte pasur për një kohë në shtëpi, për të cilën deklaroi se dyshon që ia ka vjedhur të gjitha stolitë e arit dhe më pas e kishte lënë punën, vitin e kaluar.

Viktima fillimisht kishte tentuar që ta zgjidh vet këtë problem, duke i kërkuar llogari pastrueses, por kjo e  fundit e kishte mohuar kategorikisht se ia ka vjedhur stolitë. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që të raportojë rastin.

Denoncimi i saj aktivizoi Policinë për të nisur hetimet, me ç’rast gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacion policor gruaja e dyshuar, e cila është intervistuar në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e saj për 48 orë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer