E premte, 4 Tetor, 2024

Gjykata shpall fajtor grupin Gjuraj që planifikonin sulme terroriste në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtor Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, të cilët akuzoheshin për terrorizëm.

Shpallja u bë të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E njëjta tha se gjykata gjeti fajtor Gjurajn, Sylën dhe Bellaqën për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, të akuzuarin Syla dhe Gjuraj i gjeti fajtor se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, të akuzuarin Skenderi e gjeti fajtor për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit”.

Ndërkaq, të akuzuarin Bellaqa e gjeti fajtor për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të akuzuarin Gjuraj, për shkak se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, e ka liroi nga kjo akuzë.

Gjithashtu edhe i akuzuari Skenderi u lirua nga akuza për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, që sipas gjykatëses Musliu-Selimaj gjykata konsideron se veprimet e tij janë përmbushur në veprën penale “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”.

Kush është Ardijan Gjuraj?

Ardijan Gjuraj njihet si lider i grupit të dyshuar për vepra terroriste. Gjuraj u arrestua në tetor të 2021-ës vet i 5-ti.

Sipas hetueseve të operacionit “Mjegulla” grupi i Gjurajt në krye me të po planifikonin një sulm terrorist.

Emri i tij është i njohur qysh më herët për autoritetet kosovare të zbatimit të ligjit por edhe për institucionet jashtë Kosovës, më theks të veçantë ato gjermane. Kjo pasi Gjuraj një pjesë të jetës së tij e kishte kaluar në shtetin gjerman.

Derisa vitet kalonin, ai publikisht doli duke thënë se kishte filluar të rehabilitohej e madje që po planifikonte hapte një biznes në Kosovë. Më konkretisht një mishtore “hallall” në qytetin e Pejës.

Krejt këto ndodhën derisa u kuptuan bisedat me një pjesëtarë të ISIS-it, i cili në dosjen fillestare të Prokurorisë përshkruhet vetëm si Abu Tahlha Muhaxhiri.

Si i planifikonte grupi i Gjurajt sulmet terroriste në Kosovë?

Të pandehurit Gjuraj, Syla, Skenderi dhe Bellaqa, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kohore nga muaji mars 2021 e deri më 10.10.2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme.

Ndërkaq, të pandehurit Syla dhe Gjuraj, sipas Prokurorisë, pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer