E hënë, 20 Maj, 2024

Gruaja e Hysen Durmishit që vishet si milionere mbron burrin e dyshuar për korrupsion

“Nëse do ta provosh një njeri, jepi pushtet e para”. Kjo është fraza mbase që vë më së miri në pah dallimin e njerëzve mes të qenurit opozitarë e pastaj në kolltukun e vendimeve milionëshe.

E një nga figurat kyçe të ministrisë së Infrastrukturës, zëvendës-ministri Durmishi sot u paraqit si i dyshuar në Prokurori, ku dha deklaratë rreth dyshimeve të institucioneve të Drejtësisë mbi keqpërdorimet e mundshme gjatë procesit administrativ e logjistik dhe jo vetëm të itinerarit rrugor, Prishtinë – Podujevë.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova të gjitha pyetjet që i kishte, për ta dëshmuar se procesi ka qenë i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikë që e kishim planifikuar”, kishte thënë Durmishi pas intervistimit nga Prokuroria.

E një prej të paktave mbështetje që mori gjatë ditës ishte nga bashkëshortja e tij, Mirjeta. Kjo e fundit duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” s’nguroi të thur elozhe për bashkëshortin e saj, ani pse vargjet më shumë ishin lirike, pra mbështetëse për ushtar e jo udhëheqës divizioni në ekzekutiv.

“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër.Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun”, shkroi ajo, duke e kursyer kësaj radhe për gabimet gramatikore.

Por, të rikthehemi pak në retrospektivë dhe të flasim rreth asaj se çfarë jete bën Mirjeta.

Dorën në zemër, duhet pranuar, emri është relevant për të qenë fatlume, por jo duke mbrojtur një të dyshuar për korrupsion.

“Jaknet…”

Paparaci edhe në të kaluarën ka raportuar për jetën luksoze që preferon Mirjeta, ani pse të ardhurat e familjes nuk korrespondojnë me çmimin e jakneve që i patën veshur çifti në një nga udhëtimet familjare.

Në një ekuacion të thjeshtë matematikor, me një të panjohur mund të kuptojmë që me një pagë prej 1100 euro sa e ka një zëvendës-ministër, ta blesh një jakne prej 2500 eurove, duhen dy e ca muaj pa ngrënë e pirë. E pastaj edhe periudhën e njëjtë kohore për jaknen e bashkëshortes.

Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare…

Megjithatë nuk duhet kritikuar shumë këtë gjest, kur kujtojmë se sa fjalë të mëdha kishin dhënë eprorët e kësaj partie që aktualisht udhëheqë me shtetin.

Përderisa një prej premtimeve kyçe të Kurtit gjatë fushatave opozitare ka qenë menjanimi i eskortave përcjellëse të kryeministrave, tash po deklarohet që është i detyruar për një gjë të tillë, sepse po të ishte për të, do të refuzonte.

Bageri

Në fakt që nga fillimi, Hysen Durmishi ishte akuzuar për tenderët që iu dhanë kompanisë Bageri, kompanisë ku edhe vetë kishte qenë i angazhuar Durmishi, që edhe kishte fituar tenderë milionësh me numër të vogël punëtorësh.

Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve në vijim nëse Prokuroria do të shpalosë detaje të tjera rreth këtij rasti që mund të vë në pah një nga keqpërdorimet e radhës të akterëve të VV-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer