Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së konkursit për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky vendim “rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë”.
Ajo theksoi se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të paanshme dhe larg ndikimeve politike, me qëllim zgjedhjen e “kandidatit më kompetent dhe me integritet të lartë profesional”.
Sipas saj, besimi i qytetarëve në drejtësi ndërtohet përmes proceseve transparente dhe meritokratike.