E shtunë, 18 Maj, 2024

Hysni Mehanit ia pranojnë edhe një ankesë të rëndësishme kundër vendimeve të Komunës së Skënderajt

Anëtarit të Kuvendit Komunal të Skënderajt nga radhët e VV-së, Hysni Mehanit, MAPL-ja ia ka konsideruar me të drejtë edhe një ankesë tjetër kundër vendimit të Komunës së Skënderajt, raporton portali Rajoni.org.

Mehani ishte ankuar në këtë Ministri në lidhje me ndryshimin e kontratës  administrative për ndërtimin e një objekti banesor me koncesion.

Mehani kishte hulumtuar dhe me ç’rast e kishte gjetur se në nënet të cilat thirreshin komunarët në marrjen e këtij vendimi ishin të paligjshme.

MAPL-ja ka marrë vendim kundër Komunës së Skënderajt, dhe iu ka drejtuar me kërkesë kryetarit të kësaj komune për rishqyrtim të vendimit në fjalë.

Për detaje dokumenti i plotë:

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer