E diel, 21 Korrik, 2024

“I a konfiskuan edhe armën”, Ky është 38 vjeçari në Skenderaj qe u arrestua [FOTO]

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, dje kanë identifikuar një person nga i cili është konfiskuar një armë.

Burimet e rajonit brenda policisë kanë zbuluar se konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 21 gusht 2023 në orët e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë e të dyshuarit J. Shatrolli i moshës 38 vjeçar, kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J. Shatrolli 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer