E premte, 17 Maj, 2024

“I nderuar gjeneral” – Konjufca e nderon fort Sami Lushtakun në seancën e Kuvendit

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne në nderim të Ilaz Kodrës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ra dëshmor para 25 vjetësh.

Për të nderuar veprën e tij, në Kuvend folën krerët e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Glauk Konjufca përshëndeti edhe Sami Lushtakun.

“E nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, i nderuar kryeministër Kurti, e nderuara familje e heroit tonë Ilaz Kodra, të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra e ministra të kabinetit qeveritar, të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, i nderuar kryetar i Skënderajt, z. Fadil Nura, i nderuari komandant i Zonës Operative të Drenicës, gjeneral Lushtaku”, tha Konjufca në krye të fjalës së tij.

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk zgjodhën ta përshëndetin pjesëmarrjen e Sami Lushtakut në këtë seancë solemne.

@ballkani.info

“I nderuar gjeneral” – ndryshe nga Osmani e Kurti, Konjufca e përshëndet Sami Lushtakun në seancën për Ilaz Kodrën #glaukkonjufca #samilushtaku #uck #kosovo #albinkurti

♬ original sound – Ballkani.info

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer