E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Infermieri kërcënon stafin: Do iu mbys të gjithëve, sonte do ta nxjerr automatin

Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut gjatë mbrëmjes së shkuar është shndërruar në ‘teatër’. Kjo për shkak se një punonjës shëndetësor ka alarmuar gjithë stafin mjekësor me kërcënimet e tij serioze, gjë e cila ka bërë që të kërkohet edhe ndihma e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se infermieri Z.K., dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në telefonin e mjekes S.G., duke thënë se do i mbys të gjithëve e më pas do shkojë në burg.

‘Caku i parë’ sipas fjalëve të infermierit, ishte pikërisht mjekja, për të cilën ka thënë se do ta gjykojë të parën, pasi të nxjerrë armën automatike me të cilën pretendonte se do kryente veprën e frikshme.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku nuk raportohet se ka ndonjë person të arrestuar lidhur me rastin.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se përmes telefonit me mesazhe është kanosur me vrasje nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer