E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Intelligence Online: Moska po i rekruton 500 serbë për t’i çuar në Ukrainë

Gazetari turk, Raip Soylu, në Twitter ka shpërndarë artikullin e ëebfaqes franceze “Intelligence Online”, ku thuhet se Rusia po punëson 500 ushtarë privatë serbë që t’i dërgojë në Ukrainë.

 Sipas shërbimeve të inteligjencës franceze, duke cituar opozitën ruse, pritet që deri më 1 shtator disa qindra rekturë nga Ballkani të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

Përveç 50 luftëtarëve serbë të rekrutuar t a shmë, pritet që kontingjenti të rritet deri në 500.

“Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘njësi serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu.

Sipas Soylu, të rekrutuarit janë kryesisht shtetas serbë dhe serbë nga vendet fqinje.

“Midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme.”

Personi i angazhuar për planifikimin e projektit dhe logjistikën lidhur me rezidentët nga Ballkani në Rusi, është Davor Saviçiq, serb nga Bosnja e Hercegovina, e që njihet edhe me nofkën “Ujku”. Ai ka qenë pjesë e njësisë speciale të Jugosllavisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe ishte pjesë e grupit të “Ëagnerit” në Ukrainë më 2014 dhe në Siri më 2016.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer