U bë viral me në intervistë ku tha që të gjithë ata që nuk e votojnë Albin Kurtin nuk kanë gjak shqiptari, madje liderit të VV-së ia dha epitetin Pejgamber. Por më pas pati reagime, duke thënë se ai u kishte shtruar flija e kingja ushtarëve serbë. Fjala është për Mehdi Musën nga fshati Bajgorë i Mitrovicës.
Pas këtyre deklarimeve e reagimeve, në redaksinë e Veriu.info ka arritur një fotografi e Mehdi Ukës, e cila pasqyron jetën e tij të shfrenuar prej të moshuari.
Në këtë fotografi të bërë gjatë vikendit të kaluar, Mehdi Musa shihet në një kafene i rrethuar me disa vajza te reja që vallëzojnë e shoqërojnë klientët në kafene në Mitrovicë.

Njëra prej tyre shihet se me veshje provokuese po kërcente mbi tavolinën e tij, duke e argëtuar personazhin e rrjeteve sociale që në deklarime paraqit me plis të bardhë
Ndryshe, në intervistën e dhënë për liderin e VV-së, Mehdi Musa kishte thënë: “Albin Baba ka me fitu 70%. Por megjithatë, ai që nuk ia jep votën atij, ai nuk është gjak shqiptari. Pejgamber është ky, Zoti na e ka çu, të lumtë na për Allahun që e ka çu këtu, se njeri ma të fortë s’ka me lind kurrë më në Kosovë.”