Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si duket tanimë e ka kapur një ‘zor’ i pa kuptushëm. Pas gjuhës “banale” me nje asambliste ai në po të njejten foltore i ‘kërcënoj’ edhe doktorret e QKMF’së në Drenas, shkruan portali rajoni.org.
Saktësisht ky kërcënim erdhi vetëm pak ditë pasi Inspektorati i Punës gjobiti me 2 mijë e 500 euro QKMF-n e këtij qyteti për shkelje të drejtave të punëtorëve dhe një muaj pas raportimit të rajonit për punësimin në këtë institucion shëndetësorë të të afermit të Ramiz Lladrovcit, punësimin e tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, punësimin e vëllaut të drejtorësh Laureta Thaçi, punësimin e motrës se zyrtares se kabinetit të kryetarit – Rrezarta Prokshi, punësimin e të afërmit të drejtorit Nexhmedin Gruda, punësimi i të afërmit të ish asamblisti e perkrahesi i këtij pushteti Perparim Bajraktari!
Përmës nje komunikatë të lëshuar, ky grup i doktorëve thotë se janë të indinjuar nga kërcënimi i Ramiz Lladrovcit.
Tutje në reagimin e tyre, doktorët fjalimin e Ramiz Lladrovcit e kanë cilësuar të pakuptushëm e që sipas tyrë as ai vetë nuk ka ditur se çka është duke thënë.
Reagim i plotë i doktorëve të QKMF’së në Drenas:
Ne, punëtorët shëndetësor të Kujdesit emergjent pranë QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas, me indinjatë të thellë e pritem dje kërcënimin e kryetarit të Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, në seancën e Kuvendit Komunal ndaj nesh. Të drejtat tona të shkelura nga menaxhmenti i QKMF – së ai u mundua ti arsyetoj me një fjalim të pa kuptueshëm, qe me siguri të plotë e themi as ai vet nuk e ka kuptuar vetën se çka po thotë. Ligji i Punës, për të cilin ne mendojmë se “ nuk është si llastiku “ e përcakton qartë se si duhet paguar fundjavat dhe orët shtesë. Çdo përpjekje e juaja për ta zbehur borxhin që keni ndaj nesh është e pa pranueshme dhe kërkojmë urgjentisht të na e paguani atë. Zëvendësimet që ai i ka përmendur janë në tërësinë e saj të pa verteta.
Ju qytetarë të dashur, ju garantojmë se ne edhe më tutje do të iu shërbejmë si zakonisht, pavarësisht presioneve dhe kërcenimeve që kemi nga instancat më të larta.