Saturday, May 16, 2026

Keqpërdorimet milionëshe me ndërtime në Skenderaj, falsifikimi i dokumenteve, ndërtimet pa leje dhe ndërtimet në prona shtetërore

Nga java e ardhshme, portali Rajoni.org do të publikojë një seri hulumtimesh lidhur me ndërtimet që janë bërë në Skenderaj, përfshirë falsifikime të parcelave, mbindërtime, marrëveshje zonimi dhe ndërtime në prona shoqërore.

Në këto hulumtime, që do të fillojnë të publikohen pas mesit të javës, përgjigje do të marrin këto pyetje:

* Cila është kompania që ndërtoi në pronë shtetërore pa asnjë leje paraprake?
* Cila është kompania që falsifikoi dokumente për leje ndërtimore?
* Në cilën leje ndërtimi është tejkaluar edhe koeficienti 5.0?
* Cila është anëtarja e kryesisë së PDK-së që ndërtoi objekt afarist pa leje?
* Cilët janë biznesmenët që përfituan miliona euro nga mbindërtimet, ndërsa nuk u përmbush marrëveshja nga ana e operatorit?
* Po rregullore të bonus zonimit a ka të miratuar në Skenderaj?

Rajoni.org, për secilën lëndë, paraprakisht do ta njoftojë edhe Prokurorinë Speciale për hulumtimin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer