Saturday, May 16, 2026

“Kush ta shkroi tekstin?” Mergim Lushtaku reagon me ironi ndaj deklaratës së Agim Bahtirit

Ish-deputeti, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Bahtirit për “unitet” dhe “bashkim” nga Dukagjini në Drenicë.

Me një postim në rrjetin social facebook, Mergim Lushtaku ka thënë se qytetarët nuk e harrojnë se Bahtiri ka qenë ndër zërat që ka nxitur përçarje dhe gjuhë urrejtjeje, duke krijuar ndasi mes Shalës dhe Drenicës.

Ai ka akuzuar gjithashtu Agim Bahtirin, Albin Kurtin dhe Faton Pecin se për vite me radhë kanë krijuar një klimë përçarëse ndaj Drenicës dhe vlerave të UÇK-së, duke tentuar, sipas tij, të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve për interesa politike.

Sipas Lushtakut, kjo propagandë ka ndikuar që një pjesë e mbështetësve të tyre të shfaqin më shumë urrejtje ndaj Drenicës dhe luftës çlirimtare sesa ndaj Serbisë dhe regjimit të Millosheviqit, gjë që ai e ka quajtur “alarmuese dhe të papranueshme”.

Postimi:

Agim Bahtiri sot flet për “unitet” e “bashkim” nga Dukagjini në Drenicë, por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht ai ka qenë ndër zërat që ka nxitur përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës.

Po ashtu, Agim Bahtiri, Albin Kurti dhe Faton Peci, për vite me radhë kanë ushqyer klimë përçarëse ndaj Drenicës dhe vlerave të UÇK-së, duke tentuar të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve për interesa të ngushta politike.

Sot, si pasojë e kësaj propagande të rrezikshme, një pjesë e mbështetësve të tyre shfaqin më shumë urrejtje ndaj Drenicës dhe luftës çlirimtare sesa ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Millosheviqit. Kjo është alarmuese dhe e papranueshme.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë që ndërtojnë karrierë mbi përçarje krahinore e sulme ndaj historisë sonë çlirimtare. Ka nevojë për unitet të sinqertë, respekt mes shqiptarëve dhe mbrojtje të vlerave kombëtare.

Veç një pyetje mbetet: a ta ka shkruar këtë tekst Dejona Mihajli apo Hysen Ibrahimi?

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer