E premte, 19 Prill, 2024

Kërcënohet me jetë avokati në Mitrovicë, i dyshuari i kërkon të tërhiqet nga mbrojtja

Rastet e ndryshme në të cilat përfshihen kosovarët nën dyshimin se kanë vepruar kundërligjshëm i detyrojnë ata që të angazhojnë avokatë, që t’iu ndihmojnë për mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme, me dhënien e ndihmës juridike dhe mbrojtjen e tyre. E këta të fundit në shumë raste përballen me kërcënime serioze, për t’u penguar në kryerjen e detyrave të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrojtja e një familje në Mitrovicë, i ka kushtuar me një kërcënim serioz avokatit kosovar M.H.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se avokati ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në telefonin e tij.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari i ka kërkuar që të tërhiqet nga mbrojtja, në të kundërtën do t’i kushtojë me jetë dhe sipas tij, e gjithë kjo lidhet me punën e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është ftuar që të paraqitet në stacion policor për intervistim, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer