E shtunë, 27 Korrik, 2024

Këta janë katër të arrestuarit gjatë aksionit policor në Pejë, dyshohen për disa vepra penale

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një operacion policor në komunën e Pejës dhe në Fushë Kosovë, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë

  • Mentor Dreshaj 44-vjeçar
  • Milot Zekaj 31-vjeçar
  • Ardian Gashi 34-vjeçar
  • L.D. 17-vjeçar

Disa nga të dyshuarit janë kapur gjatë bastisjeve në fshatin Qyshk dhe në Nabërgjan, ndërsa një tjetër në Fushë Kosovë.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale si “Zjarrvënie” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në kuadër të këtij aksioni, Sinjali mëson se kanë asistuar edhe hetues të Krimit të Organizuar, si dhe Njësia Speciale, me ç’rast janë sekuestruar edhe prova, që do të shfrytëzohen si dëshmi gjatë hetimit të mëtutjeshëm të rastit,

Katër të arrestuarit janë intervistuar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Prokurorinë për të marrë konfirmime zyrtarë, por të njëjtit kanë deklaruar se s’kanë informacione.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer