Një burrë i moshës 49 vjeçarë është goditur në mësditë nga një veturë në rrugën “28 nëntori” në qytetin e Skenderajt, raporton protali rajoni.org.
Rajoni mëson së 49 vjeçari i goditue është S. Q.
Burime e rajonit kanë bërë me dije se i njëjti është derguar me emergjencë për spitalin rajonal të Mitrovicës.
Sipas të njëjtave burime këmbësori është jashtë rrëzikut për jetë mirëpo i njëjti është në pritje të një ndërhyrje kirugjikale në këmbë, pasi që këmba i është thyer në tre pjesë.