E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Klubi i Drenicës drejt privatizimit, ky është milioneri që pritet t’a marre ‘timonin’ e klubit

Pak me pare u raportua së klubi FC Drenica nga Skenderaj është drejt rrugës se privatizimit.

Rajoni ka mësuar së bizismeni i cili vepron në Gjermani, Haxhi Reci, ka shprehur gatishmerine për privatizimin e klubit dhe prurjen e investimeve të medha për klubin nga qyteti i Skenderajt.

Së ka nisur negociatat për një ndryshim të pronësisë të KF Drenicës, këtë e ka konfirmuar vetë Rreci për portalin rajoni.org.

Po, kam filluar negociatat për t’a privatizuar klubin dhe jemi pranë finalizimit të tyre. Kemi plane dhe ambicie të medhaja me klubin”, është pergjigjur shkurt Haxhi Reci për portalin rajoni.

Ky lajm i ka entuziazmuar futbolldashësit e Skenderajt, të cilet po shpresojnë që mos të këtë ndonjë pengesë dhe vështirësi në ndryshimet pozitive që po pritet të ndodhin në klub.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer