E hënë, 7 Tetor, 2024

Komuna e Skenderajt ndërton parking për ‘interesa’ të Rukollit e Mihanë Bekteshit!

Kanë nisur sot punimet e realizimit të projektit për parking që do të jetë në shfrytëzim të bizneseve në Bulevardin “Ilaz Kodra”, shkruan portali rajoni.org.

Teksa puna ka filluar, sot e kanë mbikëqyrë ecurinë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Anisë në njoftimin e tyre, zyra e Fadil Nurës realizimin e këtij projekti po e sheh si përmbushje të premtimit; njëjtë nuk po shohin edhe qytetarët e Skenderajt.

Një banor i lagjes me të afërt të vendit ku do të ndërtohet parkingu, Lagjes Murtezaj, i tha rajonit së e tërë kjo po bëhet për interesa biznesore të kompanisë ‘Rukolli’ dhe Mihanë Kodra – Bekteshit.

Po, kjo është duke u ndërtuar veç për interesa biznesore të Rukollit edhe Mihanes, së e kanë dijtë që këtu nuk e lejojnë me ndërtu objekte të larta. Pra parkingu po i ndërtohet Restaurant Atlantikut dhe qendres Zejtare e jo komunitetit”, përfundon i  dëshperuar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer