E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Komuna e Zveçanit shpërblen me tender kompaninë e vëllaut të ish kandidatit për deputet të PDK’së

Grupi i OE “Adnan Bislimi B.I, Bujar Shabani dhe World Medium” është shpërblyer me kontratë nga Komuna e Zveçanit e cila udhehëqet nga Ilir Peci i PDK’së.

Ky grup i operatoreve ekonomik është shpallur fituese e tenderit në vlerë prej 86,910€ për “Rregullimin e rruges kryesore qe lidhe tri fshatra Lipe , Boletin dhe Zhazhë – Lot 2”, shkruan portali rajoni.org.

Kompania “Adnan Bislimi B.I”, është pronë e familjarëve të Donjet Bislimit, ish-kryetari i RDK’së dhe kandidatit për deputet  të kësaj partie. Më saktësisht, vëllau i tij, Adnan Bislimi, është pronari i kompanisë.

Bizismeni Adnan Bislimi është ithtar i madh i PDK’së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer