E premte, 29 Mars, 2024

Konflikt familjar, 57-vjeçari shan e ofendon vëllain e tij në Pejë: M*t, ta q*i nanën rrugaç

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Në një sherr janë përfshirë mbrëmë pas mesnate edhe dy vëllezër në rrugën ‘Vilsoni’ në Pejë, ku njëri nga ta dyshohet se në gjendje të dehur ka sharë e ofenduar tjetrin.

Sinjali mëson se 57-vjeçari kishte shkuar i dehur te shtëpia e vëllait të tij dhe pasi ky i fundit ka tentuar që ta fus brenda që të mos dëgjojnë të tjerët, i dyshuari e ka ofenduar me fjalë ‘m*t e rrugaç’ dhe e ka sharë me fjalë banale.

Për më tepër ai dyshohet se ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht, gjë e cila ka bërë që 46-vjeçari të kërkojë ndihmën e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer