Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

“Krejt robtë kam me t’i q*, ki mu thy n’dy pjesë”/ Kosovari kërcënon vëllain, arrestohet

- Advertisement -

Konfliktet në familjet kosovare për motive shpesh edhe banale janë raste që jo rrallëherë përfundojnë edhe në Polici. Prindër, motra e vëllezër kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet që lindin mes tyre dhe për pasojë eskalojnë në sharje, ofendime e kërcënime, raporton Gazeta Sinjali

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku janë përfshirë dy vëllezër, njëri prej të cilëve dyshohet për kanosjen e tjetrit.

Sinjali mëson se i dyshuari F.H., po dyshohet se për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar seriozisht vëllain e tij, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, vëllai i tij e ka kanosur duke i thënë se “ki mu thy n’dy pjesë o budallë, krejt robtë kam me t’i q*”. Përveç kësaj, burimet thonë se i dyshuari i ka dërguar vëllait edhe mesazhe si “mos m’bo me dalë prej vetes, veç ni pullë m’vynë mem prekë mu…”.

Përballë këtyre kërcënimeve, viktima është ndjerë i shqetësuar dhe i frikësuar dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -