E enjte, 25 Prill, 2024

Kryeinfermierja e spitalit në Mitrovicën Veriore denoncohet për ngacmim, pastruesja kërkon ndihmën e Policisë

Jo rrallëherë ka pasur mosmarrëveshje mes zyrtarëve apo punonjësve të tjerë në institucionet e vendit, që lidhen me motive të ndryshme. Të tilla incidente kanë eskaluar edhe në kanosje e ngacmim për çka është kërkuar ndihmë nga Policia. Kështu ka ndodhur së fundmi në Spitalin Rajonal në Mitrovicën Veriore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se këtë herë viktimë është pastruesja e spitalit, e cila e ka denoncuar kryeinfermieren në Polici, e cila po dyshohet se e ka ngacmuar bashkë me një infermiere tjetër.

Sipas informacioneve të para, viktima po përballet me këtë situatë për muaj të tërë, gjë që e ka shqetësuar atë në masë të madhe, prandaj ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, ku ka dhënë deklaratë mbi rastin.

Bazuar në dëshminë e saj, për motive akoma të panjohura, dy të dyshuarat, së bashku edhe me një person tjetër, në mënyrë sistematike e kanë kontrolluar telefonin e saj, por edhe gjësendet personale.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasti si “Ngacmim” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer