Saturday, June 6, 2026

Kryetari Ajazi: Disa fshatra të Drenasit rikonfirmuan mbështetjen për PDK-në dhe Bedri Hamzën

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka thënë se banorët e Komoranit, Zabelit të Epërm, Nekocit, Kishnarekës, Sankocit, Fushticës së Epërme dhe Fushticës së Poshtme kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas Ajazit, mikpritja dhe përkrahja e qytetarëve në këto vendbanime tregojnë se ekziston vullnet për ndryshim, zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.

Ai theksoi se PDK-ja po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke kërkuar mbështetje për Bedri Hamzën dhe kandidatët për deputetë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer