Bismilahin për këtë javë kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura e ka nisur me vizitën në lagjen “Xani” te Polaci, përkatësisht tek ish-imami i Bashkësisë Islame në Skënderaj dhe atdhetari e kontributdhënësi i UÇK-ës, Mulla Jetullah Xani.
Nura u nda i nderuar nga mikpritja në odën që gjithmonë ka qenë derëhapur e Mulla Jetullah Xanit, shkruan portali rajoni.org.
Imam ky, i respektuar, atdhetar i shquar, kontributdhënës në luftën tonë çlirimtare, njeri i dashur e burrë i fjalës, që gjithmonë është në shërbim të atdheut e të qytetarëve.
Postimi i plotë i Fadil Nurës:
“Javë të mbarë! 🙂
I nderuar nga mikpritja në odën që gjithmonë ka qenë derëhapur e Mulla Jetullah Xanit, imam i respektuar, atdhetar i shquar, kontribuues në luftën tonë çlirimtare, njeri i dashur e burrë i fjalës që gjithmonë është në shërbim të atdheut e qytetarëve.
#njerëztërespektueshëm 🤝”