Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani së bashku me Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës z. Ahmet Sadriu, kanë vizituar sot vendpunimin, ku po ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë, shkruan portali rajoni.org.
Ai ka thënë së termokosi, së shpejti do të fillojë punimet për të krijuar kushtet e nevojshme për kycjen e xhamisë në rrjetin e ngrohjes qëndrore.
Postimi i plotë:
🕌 Xhamia e madhe, do të jetë edhe e ngrohtë!
🤝 Së bashku me Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës z. Ahmet Sadriu dhe bashkëpunëtor, ishim në vendpunishten ku po ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë! Takuam ekipet e inxhinierëve për të diskutuar detajet rreth kërkesës termike të objektit!
🚜Termokos, së shpejti do të fillojë punimet për të krijuar kushtet e nevojshme për kycjen e xhamisë në rrjetin e ngrohjes qëndrore!
💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!
Termokos Kryeqyteti Prishtina Perparim Rama Alban Zogaj Bashkësia Islame e Kosovës