E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Kuqica – fshati që nuk nga ekziston për qeverisjen Komunale të Skenderajt!

Në veriun e Skenderajt, rreth 7 km largë qytetit , në kufi me Zubin Potokun, ndodhet një fshat malor por me bukuri natyrore që të bëjnë të pushojnë sytë dhe të çlodhesh me madhështinë që të ofron natyra e fshatit Kuqicë, shkruan portali rajoni.org.

Çdo stinë në ktë fshat vjen me bukurinë e vet me çka e bën fshatin të jetë i bukur dhe tërheqës por për fat të keq mungesa elementare e kushteve për jetë , rruga e prishur për shkak të operatoreve të papërgjegjshëm , mos interesimi i institucioneve lokale për këtë fshat ka bërë që fshati të zbrazet dhe tani një numër i madh i shtëpive janë pa njerëz ndërsa banorët tjerë që jetojnë në fshat përballen me një jetë të vështirë në munges të kushteve elementare dhe se së shpejti edhe ato do e braktisin fshatin dhe do gjejnë një vend tjetër për të jetuar.

Sikur ky fshat të ndodhej në ndonjë shtet europjan apo skandinav me siguri do të ishte atraksion për turistët por për fat të keq ky fshat gjendet në një komunë; të cilës nuk i bie ndërmend të investoj as edhe një gozhdë që ktë fshat të mos e lejojë të zbrazet tërësisht dhe të ngeli si strehë e kafshëve të egra.

Madje, përveç fshatit edhe banorët e këtij fshati po i përcjell i njëjti fat.

Asnjë grant, asnjë subvencion për fermer e asnjë projekt nuk e kemi tani e disa vite e si duket as nuk po planifikohet të këtë për fshatin Kuqicë. Shikojë rrugën sa prerjet i kemi për shkak të operatoreve të papërgjegjshem. Po besoj qe Kryetari Fadil Nura nuk e ka harru rrugën për Kuqicë e e edin qe është fshat i Komunës së Skenderajt”, thotë njëri nga banorët e këtij fshati për rajonin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer