E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti në OKB: E ftoj këtu sot Serbinë ta nënshkruaj marrëveshjen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka ftuar sonte presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta nënshkruaj marrëveshjen mes palëve, shkruan Insajderi.

Kurti ka potencuar se është Serbia ajo që nuk po i respekton pikat për të cilat janë dakorduar.

“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, ka thënë ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer