E diel, 5 Maj, 2024

Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin Januzi, Bahtijari dhe Shala

Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të tjerët’.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti.

Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113 të Kushtetutës, nenin 49 të Ligjit, dhe rregullën 14 të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

“Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t’u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t’iu bashkuar referimit”, njofton Specialja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer