E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ky është 50 vjeçari që mbeti i vrarë

Një person është vrarë në lagjen Arbëria (ish Dragodan) të kryeqytetit, pranë një hoteli

Sipas informatave të para, rreth orës 13:20 policia ka marrë informacionin për të shtëna më armë në një hotel në Dragodan.

Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Media nga burime brenda instirucioneve të sigurisë mëson se viktima është Rexhep Tahiri nga Podujeva, i moshës mbi 50 vjeçe.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuar për vrasjen është personi me emrin Gani Mustafa.

Deri më tash nuk dihet shkaqet e konfliktit që quan në këtë vrasje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer