E mërkurë, 1 Maj, 2024

Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje, familja njofton për vdekjen e tij

Gazeta Sinjali raportoi për një ngjarje e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Grabanicë të Klinës, ku një burrë i moshës 50-vjeçare ka humbur jetën papritmas. I ndjeri u dërgua në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete. Për vdekjen e Hisen Berishës, nga fshati Gjurgjevik i Madh, ka njoftuar edhe familja e tij.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, teksa ende nuk kanë njoftuar për detajet e ceremonisë së varrimit.

I ndjeri ndodhej te shtëpia e një miku në fshatin Grabanicë, ku ishin takuar lidhur me disa punime të ndërtimtarisë. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të ketë pasur arrest kardiak, por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

Sinjali mëson se posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ku është bërë sigurimi i lokacionit ku dyshohet se ndodhi rasti.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që ishin bashkë me viktimën në momentin kritik.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer