E premte, 4 Tetor, 2024

Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në lagjen “Kodra e Dëshmorëve“ në Gjilan, ku një burrë është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja në shtëpinë e tyre. Ky rast ka tronditur familjen Daku, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Veselit. Lidhur me këtë rast, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Vesel Daku vdiq papritmas në dhomën e tij, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan, që bënë të ditur se kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer