Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

Ky është i dyshuari që u kap në flagrancë me rreth 1 kg drogë, përfundon në ndalim policor

- Advertisement -

Një aksion i njësive të Policisë në Jug dhe Veri të Mitrovicës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka rezultuar me sekuestrimin e rreth një kg substancë narkotike marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. Gazeta Sinjali raportoi sot se i dyshuari është ndaluar të dielën në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, ku u kap në flagrancë nga Policia, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Milos Milosavljevic, 63-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Me rastin e kontrollit policor në veturën e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur disa qese që kapin vlerën e 700 gramë substancë narkotike, e llojit marihuanë, peshore e pajisje të tjera, që janë sekuestruar si dëshmi. Sinjali mëson se edhe vetura e të dyshuarit është sekuestruarpo ashtu, derisa të hetohet rasti.

- Advertisement -

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -