E enjte, 9 Maj, 2024

Ky është personi që kërcënoi Drejtorin e AVONET me vrasje në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt

“Ka me t’vra ka me të mbyt, ka me ta shkatërruar familjen”, kështu u kërcënua Kenan Gashin, Drejtor Ekzekutiv të AVONET.

Personi që kanosi atë është Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol.

Kërcënimi ka ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë.

Lidhur me këtë ka reaguar Rrjeti i OJQ-ve AVONET duke u shprehur të shqetësuar.

Në njoftim thuhet se Granica madje kishte dashur ta sulmojë Gashin, por që ka ndërhyrë policia.

“Në rastin AVONET kundër Komunës së Ferizajt. Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol shpk, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë, ka kërcënuar dhe kanosur rëndë Kenan Gashin, Drejtorin Ekzekutiv të AVONET, duke dyshuar se veprimet e tij vijnë nga frustrimi për shkak të çështjeve që janë në gjykatë. Institucionet ligjzbatuese dhe të drejtësisë duhet të trajtojnë këtë veprim penalisht me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që shoqëria civile të mund të ushtrojë detyrat dhe funksionet e saj paçënueshëm”, thuhet në njoftim.

Rasti është dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer