Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Drenas, ku humbi jetën 19-vjeçari

- Advertisement -

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të Drenasit, ku goditi për vdekje me veturë një 19-vjeçar, tashmë është arrestuar. Ai fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar t’iu shpëtojë prangave të Policisë, por pas nisjes së hetimeve, i njëjti u identifikua dhe u prangos.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Xhemajl Kelmendi, i cili u dorëzua sot, pasi e kuptoi se Policia e kishte zbuluar përmes veturës së tij.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

- Advertisement -

Ndryshe, i riu që u godit për vdekje, Eduart Bujupi, u dërgua mbrëmë me urgjencë në spital, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq mëngjesin e sotëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -