E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje Lajçak u prit nga emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.

Përmes një shkrimi në “X”, Lajçak ka shkruar për takimin që pati me Escobarin, duke thënë se ishte një takim shumë produktiv.

“Sapo arrita në ShBA. Pata një takim shumë produktiv me emisarin special të ShBA-ve, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak.

Ndihmës-sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien kishte paralajmëruar vizitën e Lajçakut.

“Zëvendës-ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak, nga fundi i javës për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, shkroi O’Brien.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer