E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Largoi dhjetëra shqiptarë nga puna, sa është dëmi në buxhet që do ta shkaktoj administrata e Atiqit të VV-së

Administrata e Komunës së Mitrovicës së Veriut e drejtuar nga Atiqi i Vetëvendosjes kishte larguar afro 50 persona nga puna, kryesisht shqiptarë. Tash Gjykata ka nisur proceset, ku së paku në një rast ka vendosur që të kthej në punë të larguarin. Komuna po obligohet që ta kthej atë. Të ia paguajë dëmin, që për një rast gati arrin në 5 mijë euro. Insajderi sjellë detajet.

Gazeta Insajderi ka sigurar vendimin e GjykatësThemelore në Mitrovicë, sipas të cilës Komuna detyrohet që paditëses L.S. t’i paguajë 2 mijë e 228.99 euro paga të papaguara. Afati për kryerjen e pagesës është  7 ditë prej ditës kur aktvendimi është i plotëfuqishëm.

Poashtu në vendim thuhet se “pretendimi i Komunës se paditësja vetëm është larguar nga lista e pagave sepse nuk është paraqitur në vendin e punës dhe nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës, është i pabazuar në prova dhe fakte të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësorë”.

Avokati i rastit, Musa Damati, ka deklaruar se “largimet arbitrare nga puna, pa kritere dhe pa i respektuar standardet ligjore janë të dëmshme për buxhetin e vendit dhe largime të tilla nuk mund të bëhen për inate politike ose partiake, sepse pastaj janë të kushtueshme dhe kanë konsekuenca për buxhetin e vendit!”

Avokati i rastit Musa Damati zotohet se të gjitha rastet e tilla të ngjashme do t’i fitoj në Gjykatë.

Insajderi merr vesh që si ky rast janë edhe afro 50 rast të tjera. Siç shihet nga ky vendim, gjasat janë që edhe personat e tjerë të kthehen në punë me vendim gjykate, me çka Komuna e Mitrovicës së Veriut mund të dëmtohet me nga 5 mijë euro në secilin rast.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer