E shtunë, 4 Maj, 2024

LDK në Vushtrri “ndez motorët”

Pas festimit të përvjetorit të 34 të degës së LDK’së në Vushtrri, ku u pa një pjesëmarrje e madhe e mbështetësve të kësaj partie, kjo degë po vazhdon tutje me intensitet.

Sot, nënkryetarët e kësaj dege Shkelzen Xhaferi, Edona Gashi dhe anëtarë të kryesisë kanë vizituar disa fshatra për të nderuar dhe ndarë mirënjohje për aktivistët e tyre.

Fotot e aktiviteteve tregojnë një pjesëmarrje masive dhe një frymë të fortë solidariteti ndër anëtarët e LDK-së në Vushtrri.

LDK në Vushtrri që nga përfundimi i zgjedhjeve të brendshme në shtator të vitit 2023 , ku është reformuar struktura e kësaj partie ka zhvilluar aktivitete të ndryshme dhe ka faktuar skandale të shumta për keqpërdorimet e qeverisë lokale të PDK-së në Vushtrri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer