Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi në rrjetn social “facebok:, ka ngritur pretendime lidhur me ndarjen e disa tenderëve nga Qeveria e Kosovës dhe duke akuzuar për mospërputhje mes deklarimeve të mëhershme dhe veprimeve aktuale të pushtetit.
Në postimin e tij, Mehmetaj shkruan se tenderi për “Kompleksin e Banimit të Përballueshëm dhe Social” i është dhënë kompanisë R & Rukolli, e cila sipas tij lidhet me biznesmenin Rrustem Rukolli. Ai rikujton se, sipas deklarimeve të mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo kompani ishte konsideruar si firmë e Sami Lushtakut, ndërsa Rukolli përmendej si pronar formal.
Sipas gazetarit, ky tender ishte publikuar më herët nga Vetëvendosja në faqen e saj zyrtare, por më pas është fshirë. Megjithatë, ai thekson se materiali është ruajtur nga persona të tjerë.
Në të njëjtin reagim, Mehmetaj thekson se e njëjta kompani ka përfituar edhe një tender tjetër për “Ndërtimin e Parkut Industrial në Mitrovicë”, me vlerë rreth 1 milion euro. Ai shton se njëri nga këta tenderë është dhënë nga ministria që udhëhiqet nga Fitore Pacolli.
Postimi: