E diel, 19 Maj, 2024

Lladrovci: Dredhitë ndërkombëtare për Kosovën të dhimbshme, anëtarësimi në KiE nuk do të bëhet shpejtë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është proces i vonuar.

Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kjo vonesë është pasojë e largimit nga fanari i aleatit tonë historik, Amerikës

““Porta për anëtarësim në Këshillin e Evropës na është hapë me rastin e largimit të Rusisë nga kjo organizatë prestigjoze.Anëtarësimi ynë në KiE, mendoj se është i vonuar. Kjo vonesë besoj është pasojë e largimit nga fanari i aleatit tonë historik, Amerikës”, tha Lladrovci.

Tutje, sipas Lladrovcit duhet të zbatohen të gjitha obligimet e marra në marrëveshjet e dakorduara, pavarësisht që sipas tij, janë të vështira e të hidhura.

“Pres më shumë që detyrat tona të shtëpisë, sado të vështira dhe të hidhura, duhet të kryhen, pavarësisht vendimeve jopopullore. Edhe pararendësit i kishin armiqtë e njëjtë të shtetit tonë, me vendime jopopullore, por, me përkrahjen e aleatëve, në fushën diplomatike, kanë korrë fitore”, tha Lladrovci.

Lladrovci tutje shton se, dredhitë ndërkombëtare për Kosovën janë të dhimbshme dhe sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk do të bëhet shpejt.

“Dredhitë në politikën ndërkombëtare janë normale, por, kjo që po i ngjet Republikës së Kosovës është vërtetë e dhimbshme, edhe me koncesione edhe të nëpërkëmbur, edhe me sanksione, sa gëzimin e anëtarësimit tonë në KiE e ka zbehur dhe nuk pres të bëhet shpejt”, tha Lladrovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer